Keni një shtrëngim duarsh të dobët? Duhet të shqetësoheni
Kërkimet e reja tregojnë se njerëzit me shtrëngime duarsh të dobët kanë gjasa të vuajnë nga atakët në zemër. Por sikur vetëm kjo të mos mjaftonte, ja 4 arsye të tjera pse duhet të kontrolloni më fort dorën tuaj. Shtrëngimi i duarve, si të gjithë e dimë, mund të jetë një fushë e minuar. A duhet t’i përshtatemi forcës me të cilën na jep personi tjetër dorën, apo duhet t’ia shtrëngojmë më fort? Sa duhet të zgjasë shtrëngimi i duarve? A i keni larë duart më parë? A duhet t’ i mbani erë gishtave pasi i keni dhënë dorën dikujt? A duhet të vendosni dorën tjetër mbi dorën e personit, apo ta vendosni në shpatullën e tij? Apo përqafimi është i këshillueshëm? Dhe tani, ne mësojmë se ky gjest mirësjelljeje, është edhe një parashikues i sëmundjeve serioze.