Këpurdhat në ushqimin e fëmijëve

Rreth çështjes së kur duhet fëmijët të fillojnë me vakte të kërpudhave, opinionet e ekspertëve janë të ndara, megjithatë, mendimi mbizotërues ishte në mes të moshës 7-12 muaj dhe atë shumë gradualisht. Është e dëshirueshme që përgatitja e kërpudhave të bëhet së bashku me perime të tjera dhe përmes metodës së lehtë të zierjes. Me pak fjalë, fëmijët duhet të mësohen me shijen e kërpudhave, dhe kjo merr kohë. Këpurdhat kanë qenë gjithmonë ushqim me kalori të ulët, duke i bërë ato një ushqim të mirë për fëmijët me mbipeshë ose fëmijët, prindërit e të cilëve janë të prirur për mbipeshë.

Përveç pjesëmarrjes së lartë të ujit, kërpudhat përmbajnë beta glukan-me aktivitet anti-inflamator dhe një formë të veçantë të antioksidantëve (ergotionina), që është rezistente ndaj trajtimit të ngrohjes. Pervec kesaj, këpurdhat përmbajnë riboflavin, folat, magnez dhe zink, të gjithë faktorë kyç për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

Për fillim, është mirë që fëmijëve për vakt të parë të përgatiten kërpudhat të përziera me perime të tjera, në mënyrë që të "maskohen", dhe më vonë mund të jenë të përgatitura me vezë apo edhe pa asgjë. Është e rëndësishme për të eliminuar neverinë për shkak të aromës dhe shijes së natyrshme të kërpudhave. Prandaj, propozohet shërbimi i vakteve të vogla dhe duke i rritur gradualisht. Oferta jonë më e shpeshtë në rrethin tonë janë shampinjonët, prandaj duhet ti zgjedhni nga ato më të mëdha dhe të pastra. Kërpudhat tjera, veçanërisht ato me një erë të ndyrë të urinës duhet të shmangen. Përgatitja me anë të metodës së zierjes, do të maskojë me shkathtësi shijen e këpurdhave, e cila në këtë rast është problemi më i madh. Për këpurdhat thuhet se janë “mishi i të varfërve”, prandaj tek fëmijët kjo shërben si zëvendësues i mirë i mishit. Është kënaqësi për të bërë një salcë, në bazë me shije djathi, e cila shkon përsosmërisht me kërpudha.

Omletë apo vezë të fërguara me kërpudha dhe djathë të integruar, më tepër do të jenë tërheqëse për një vakt, veçanërisht nëse prindërit kanë dy ose tre fëmijë. Këpurdhat e ziera ngadalë, mund të kombinohen në sallata makaronash dhe perime, me mundësi kombinimi të kërpudhave, vajit ullirit, hudhërave dhe djathit. Në pjatë tipike me makarona dhe djathë, mund të shtohen si një aromatizues kërpudhat e zier ngadalë, te copëtuara etj.

Në fillim, sidomos tek fëmijët e vegjël, nuk është e këshillueshme që kërpudhat të piqen në vaj, sepse sistemi i enzimës së stomakut tek fëmijët e vegjël është i pazhvilluar. Preferohet këpurdha e zier, por më së miri është ajo e zier në pak ujë me vaj ulliri. Gjithmonë janë të mirëseardhura erëzat sepse edhe tek të rriturit ato nuk harrohen asnjëherë. Tek të rriturit shtohet edhe piperi, por në asnjë mënyrë edhe tek fëmijët e vegjël, sepse në këtë mënyrë do ti refuzojnë ushqimet e tilla.

Është e rëndësishme që kërpudhat të mos mbeten termikisht të papërpunuara, sepse siç është e njohur, gjatë rritjes dhe paketimit të kërpudhave mund të jenë të kontaminuara helmet ushqimore, ku në rastet e fëmijëve të vegjël janë shumë të rrezikshme.

Tek fëmijët vegjetarianë, vaktet me këpurdha mund të fillojnë në moshën 8-10 muajshe. Preferohet pra, që të shërbehen së bashku me perime dhe erëza. Është e vërtetë që ka fëmijë që janë alergjikë në këpurdhat glikoproteine, atëherë ushqyerjen me këpurdha duhet shmangur. Për fat të mirë, ky lloj i alergjisë është mjaft i rrallë.

Praktika e institucioneve të fëmijëve në perëndim, tregon se fëmijët i duan kërpudhat e ziera me spinaq. Në rrethin tonë, kjo mund të jetë një omletë me vezë të fërguara me këpurdha, të spërkatura me thërrime djathi. Këpurdhat janë klasifikuar si perime, për shkak se ato janë në fakt bimë pa klorofil.

Të gjitha karakteristikat ushqyese të perimeve, mund të vihen re edhe tek kërpudhat: përmbajtja e ulët e karbohidrateve, përmbajtja e lartë e kaliumit dhe vlera e ulët kalorike, që do të thotë se një vakt të përgatitur nga kërpudhat, mund ta hajë çdo njeri pa frikë nga kaloritë.

Shumica, përdorimin e këpurdhave në kuzhinë e harrojnë plotësisht, por në fakt ato duhet të jenë një vakt i përditshëm, sidomos për fëmijët mbipeshë. Përveç kësaj, për dallim nga mishi, këpurdhat nuk përmbajnë kolesterol dhe yndyrëra të ngopura.

Një vakt prej 84 g kërpudhash, përmban vetëm 3 gram karbohidrate dhe 20 kalori, kështu që pa vonesë ky artikull ushqimorë mund të quhet si ai me më së paku kalori. Çfarë është shumë e rëndësishme të dihet, është që 84 g këpurdha përmbajnë madje 300 mg kalium. Jo pa arsye, kërpudhat kanë gjetur vendin e tyre në menutë e diabetikëve dhe të tjerëve që duhet të konsumojnë një vakt dietal. Për shkak të përmbajtjes së lartë të strukturave fibroze (beta-glukan), kepurdhat janë një mënyrë e shëndetshme për të parandaluar më pas shfaqjen e kancerit në disa vende (zorrë të trashë).

Mënyra më e mirë për të mbajtë vitaminat dhe ushqyesit tjerë të këpurdhave është që të përgatisni sallatë kërpudhash, por kjo formë e të ngrënit nuk rekomandohet për fëmijët, sidomos foshnjat për shkak të mundësisë së ndotjes bakteriale të kërpudhave.

SHKARKO APP