Këshilla: Mbani hundën ngrohtë, për të mos u ftohur!
Çelësi që të mos ftohesh mund të jetë aq i lehtë, saqë çdo njeriu i mjafton të mbajë hundën ngrohtë, duke e mbështjellë me një shall kur del jashtë, gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Kërkimet tregojnë se në temperatura të ulëta, trupi e ka të vështirë të përballojë të ftohtin dhe nuk mund të shmanget dot kolla, sidoemos nga fëmijët. Por shumë e dinë se i ftohti mund të ftohet lehtësisht edhe nëse nuk ke veshur një pallto, apo nëse del jashtë me flokë të lagur. Me pak fjalë, nënat dhe instiktivisht e dinë mirë se çfarë duhet të veshin fëmijët e tyre kur dalin në një ditë të ftohtë, që të mos ftohen. Ndërkohë që këshilla më e fundit nga studiuesit amerikanë dhe britanikë është që të mbahet hunda sa më larg të ftohtit. Kërkimet shkencore kanë treguar ndikimin negativ që ka i ftohti në temperatura nën zero gradë, kur hunda mbrohet nuk nga i ftohti. Studiuesit thonë se njerëzit më shumë janë të prirur të veshin një pallto, në muajt e ftohtë të dimrit, por neglizhojnë të mbajnë një shall që të mbrojnë hundën e tyre. Sakaq, shumë njerëz të ftohtin mund ta kenë marrë edhe gjatë verës dhe shqetësimet i ndjejnë kryesisht në dimër, në kohën kur atë e marrin pa e kuptuar, me anë të hundës. As përdorimi i vitaminave C dhe D, që mendohet se parandalon të ftohtin nuk ka efekt më pozitiv, nëse bëhet kujdesi i duhur për të mbrojtur hundën nga të ftohtit. Kësisoj, rekomandimi më i fundit, në këto ditë të ftohta dimri, është për të mos u prekur nga i ftohti, është përdorimi i shallit dhe mbrojtja e hundës.