Këshilla, pijeni kafenë për jetëgjatësi!

Kafeja hyn në listën e atyre pijeve që ndikon pozitivisht në jetëgjatësi.

Konsumimi i jo më shumë se 5 filxhanëve në ditë e redukton dukshëm rrezikun e vdekjes nga sëmundje të ndryshme.

Në mënyrë të veçantë, kafeja ndikon te diabeti, Parkinsoni, sëmundjet kardiovaskulare, neurologjike, madje edhe te vetëvrasjet.

Ky është rezultati i studimit më të madh që është bërë ndonjëherë në këtë fushë, i kryer nga Universiteti i Harvardit.

Të dhënat vijnë nga analizat shëndetësore me 160 mijë gra dhe 40 mijë burra, për një periudhë kohore 30-vjeçare.

Nga studimi ka dalë se konsumatorët e zakonshëm, që pinin 3-5 kafe në ditë, ishin më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Efektet më pozitive janë hasur te ata që konsumonin kafenë dhe nuk pinin cigare.

Raporti i publikuar në “Circulation” ka vënë në pah edhe faktin se kafeina luan një rol anti-depresiv dhe kjo mund të shpjegojë efektin pozitiv në parandalimin e vetëvrasjeve.

SHKARKO APP