Këshilla sesi të largoni dhimbjet e kokës në mënyrë natyrale

 

Shumë njerëz në mbarë botën vuajnë nga dhimbja e kokës dhe disa prej tyre kanë gjetur “ngushëllim” tek ilaçet, por janë disa metoda natyrale që do ju bëjnë të shkëpusni marrëdhëniet me barnat farmaceutike.

Limoni

Limoni ndikon veçanërisht në kurimin e dhimbjes së kokës. Këshillohet që të merrni pak ujë të vakët dhe ta persieni me lëng limoni. Nëse dëshironi mund të hidhni dhe lëng frutash të shtrydhur.

Pini sa më shumë ujë

Pini sa më shumë ujë gjatë ditës. Shpesh herë dhimbja e kokës ndodh për shkak të dehidratimit.

Molla

Hani çdo ditë mollë të spërkatur me pak kripë natyrale, do të shihni se do të ndikoje pozitivisht në qetësimin e dhimbjes së kokës.

Copa akulli

Akulli përmirëson qarkullimin e gjakut, kështu që vendosni copa akulli në zonën ku keni më shumë dhimbje.

Gjethe menteje

Merrni një gotë ujë të nxehtë, hidhni  një luge gjethe menteje  e grirë dhe lëreni për rreth 10 minuta. Më pas pijeni. Kjo ndihmon në qetësimin e dhimbjes së kokës. 

SHKARKO APP