Keshilla – Ushqeni fëmijët me gji, do të bëhen më të zgjuar
Ushqyerja me gji ndihmon në zhvillimin e fëmijës dhe në parandalimin e sëmundjeve të rënda”-ekspertët e shëndetit janë njëzëri në të gjithë botën kur bëhet fjalë për efektet pozitive dhe domosdoshmëria për të ushqyer foshnjen deri minimalisht në 6 muaj vetëm më qumësht gjiri.
Spiro Dama :“Nuk ka asnjë lloj qumështi alternativ që zëvendëson qumështin e nënës”
Shefi i klinikës së neonatologjisë në maternitetin Mbretëresha Gealdinë, Spiro Dama thotë se ka dhe nëna që vijnë në spital me qumësht alternativë.
Spiro Dama: Shpesh na vijnë nëna që janë për të lindur dhe marrin me vete qumësht artificial.
Ka disa arsye përse rekomandohet qumështi i gjirit.
Spiro Dama: Ndikon shumë në zhvillimin psikomotor të bebit. Fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri kanë shkallën e inteligjencës më të lartë sesa fëmijët që ushqehen me qumësht alternativ. Kjo është e vërtetuar.
Mjekët thonë se edhe nëse foshnja lind 34 javësh, gjiri është përgatitur gjatë shtatzënisë dhe ushqyerja mund të bëhet me qumësht gjiri sipas rekomandimit të ekspertëve të shëndetit. Sipas të dhënave të UNICEF dhe OBSH, 39% e foshnjave ushqehen me qumësht gjiri në Shqipëri, ndaj autoritetet rekomandojnë përmirësimin e praktike dhe informimin që nënat të ushqejne fëmijët e tyre me gji.