Këshilla/Produktet që nuk duhet t’i vendosni kurrë në fytyrë

Kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë i vazhdueshëm. Ai nis që nga të ushqyerit shëndetshëm, higjiena e përditshme dhe përdorimi i kremërave dhe produkteve përkatëse që duhet t’i përshtaten nevojave të saj. Fytyra është zona më delikate e trupit dhe për këtë arsye kërkon një kujdes specifik. Më poshtë do të gjeni një listë me 10 produktet që nuk duhet t’i përdorni kurrë në fytyrë. Zbuloni përse-të.

  1. LLak flokësh: Gaboni rëndë nëse mendoni që llaku i flokëve mund t’ju mbajë të fiksuar grimin. Ai nuk duhet vënë kurrë në fytyrë pasi përmban vernik dhe alkool që thajnë lëkurën dhe e irritojnë atë.
  2. Deodoranti: Deodoranti është një produkt shumë i nevojshëm gjatë tërë vitit. Mos u kujtoni për të vetëm gjatë verës. Por nuk duhet përdorur kurrë mbi fytyrë pasi mund t’ju krijojë skuqje dhe ndjesinë e vazhdueshme të kruajtjes.
  3. Boja e flokëve: Këshilla e mëposhtme vlen për të gjitha ato femra që lyejnë flokët në shtëpi. Kini kujdes kur aplikoni bojën në vijën ndarëse mes flokëve dhe lëkurës. Boja përmban amoniak, një substancë e cila nuk duhet vënë kurrë sidomos në zonën e ballit apo poshtë syve.
  4. Margarinë: Shumë njerëz e përdorin këtë yndyrë vegjetale kur kanë probleme me psoriazën. Por nuk duhet përdorur kurrë në fytyrë pasi mund të mbyllë poret, pengon hidratimin e lëkurës dhe nxit mbiprodhimin e qelizave të vdekura.
  5. Kremi hidratues i trupit: Ju ka mbaruar kremi hidratues i fytyrës dhe nuk keni mundësi të blini një të ri ? Ndoshta mund të përdor pak nga kremi i trupit ? Jo! Dermatologët dhe estetistët ndalojnë kategorikisht përdorimin e tij në fytyrë.
  6. Shampoja: Shampoja përmban përbërës që mund pastrojnë flokët dhe të heqin yndyrën e tyre, por nuk ka të njëjtin efekt në fytyrë. Molekulat e saj mund ta thajnë atë dhe të krijojnë zona plasaritjeje në lëkurë.
  7. Serumi i flokëve: Serumi i flokëve nuk ka asnjë efekt pozitiv nëse përdoret në fytyrë.
  8. Kremi për thembrat e këmbë : As mos e mendoni një ide të tillë. Lëkura e fytyrës është shumë më e ndjeshme se zona e thembrave, prandaj nuk duhet kurrsesi të aplikoni këtë krem.
  9. Manikyri: Kur ishit fëmijë ju pëlqente të shpërfytyronit fytyrën e kukullës Barbie me manikyr ? Është mirë që të mos e provoni këtë ide të çmendur në të përditshmen tuaj. Manikyri përmban molekula akrilike që mund të djegin fytyrën.
  10. Majoneza : Majoneza mund të jetë një ide e mirë për të bërë sallatën ruse, por jo për fytyrën. Ka përmbajtje acide që bllokon poret dhe nuk lejon ajrosjen e lëkurës.

Urojmë që këshillat e mësipërme të jenë sa më të dobishme dhe t’ju ndihmojnë në ritualin tuaj të bukurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?