Këto janë 4 ushqimet më të mira të verës
Avokadot
Pse janë të mira për ju: Disa vrapues i shmangin avokadot për shkak se janë të me yndyrë të lartë (një filxhan përmban 21 gram). Por, pothuajse e gjithë ajo yndyrë vjen nga yndyrnat e shëndetshme, të cilat kur hahen, mund të ndihmojnë në uljen e LDL-së, apo siç quhet ndryshe kolesterolit të keq.
Pjeshkat
Pse janë të mira për ju: Një pjeshkë mesatare përmban 60 kalori dhe 2 gram fibra, vitaminë C dhe beta-karotinë – një antioksidant mbrojtës për zemrën. Ky frut i lëngshëm përmban edhe kalium, një mineral i cili është qenësor në rregullimin e lëngjeve dhe niveleve të elektroliteve, që i bëjnë pjeshkat një zgjidhje të shijshme për hidratim gjatë një dite të ngrohtë vere, transmeton Lajmi.
Thanat
Pse janë të mira për ju: Thanat janë qetësues natyror. Studimet tregojnë se vrapuesit të cilët pinë lëng të thanës dy herë në ditë për një javë para një gare të gjatë raportojnë më pak dhimbje se të tjerët që nuk pinë. Zgjidhni më shumë thanat normale për t’i ngrënë se sa lëngun e tyre; një filxhan thana ka më shumë kalori dhe fibra se sa lëngu.
Luleshtrydhet
Pse janë të mira: Ky frut i shijshëm veror përmban antocianine, të cilat janë gjetur në frutat e tjerë të kuq dhe që ndihmojnë reduktimin e inflamacionit dhe luftojnë dëmtimet e muskujve gjatë ushtrimeve. Një filxhan dredhëza përmban 49 kalori dhe 150% të vlerës së përditshme të rekomanduar të vitaminës C.