Këto janë 5 mënyrat e përsosura natyrore, për të zbutur ankthin
Ndonjëherë është puna. Herë të tjera është një mik, ose familja. Ndoshta paratë ose shëndeti po ju shkaktojnë ankth. Çfarëdo qoftë arsyeja, stresi ju shteron energjinë, dhe është koha që të bëni diçka për këtë!
Ndërsa medikamentet mund të jenë të dobishme për shumë njerëz, kjo nuk është rruga e duhur për të gjithë. Nëse vëreni që ndjeheni të tensionuar në të gjithë trupin tuaj, keni vështirësi për të fjetur, ose mendja juaj është gjithnjë në lëvizje të shpejtë, këto mjete të natyrshme do t’ju lehtsojnë.
- PINI ÇAJ KAMOMILI
Kamomili përmban apigenin dhe luteolin, dy kimikate që ju ndihmojnë të relaksoheni. Një studim i Qendrës Mjekësore të Universitetit të Pensilvanisë zbuloi se marrja e suplementeve të kamomilit për tetë javë mund të ulë ankthin. Natyrisht, nëse ndjeheni të stresuar, mund të përfitoni nga dobia e kamomilit edhe duke pirë një gotë çaj.
- BENI DISA USHTRIME FRYMEMARRJEJE TE THELLE
Nganjëherë, ankthi mund të bëhet paralizues. Disa frymëmarrje të thella, deri sa mushkëritë dhe stomaku të mbushen me ajër janë një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar tensionin. Kur ndieni sikur stresi po ju grumbullohet, dhe po djersisni, dridheni apo madje jeni në prag të një ataku paniku, këto ushtrime të frymëmarrjes së thellë mund t’ju qetësojnë dhe t’ju ndihmojnë të gjeni qendrën tuaj.
- USHTROHUNI
Qoftë nëse preferoni ecje të shpejtë, vrapim, joga, apo të shkoni në palestër për një seancë boksi, stërvitja është një mënyrë e vërtetuar që redukton ankthin. Ushtrimet fizike pompojnë trupin me endorfine dhe ju shpërqëndrojnë (madje ju japin edhe kthjelltësi) nga gjendja juaj. Thjesht filloni me një pikënisje të rehatshme dhe konsultohuni me një mjek, nëse e rrisni shumë aktivitetin tuaj.
- BENI NJE BANJE TE GJATE (OSE ME MIRE NJE BANJE TE NXEHTE)
Një grup studimesh zbuluan se ekspozimi i trupit tuaj ndaj nxehtësisë, mund të ndikojë pozitivisht në qarqet nervore që ndikojnë në humorin tuaj. “Ndjesia e ‘ngrohtësisë’ mund të ndryshojë qarqet nervore që kontrollojnë funksionin dhe gjendjen konjitive, duke përfshirë qarqet serotonergjike, përveç atyre që janë të përfshirë drejtpërdrejt në ftohjen termoregullatore”. Bëni banjë në fund të një dite veçanërisht të gjatë – do të ndjeheni më të qetë dhe më të relaksuar.
- PROVONI AROMATERAPINE
Aromaterapia përdor vajra esenciale si mjet për rigjallërimin e mendjes dhe trupit. Ju mund të shtoni vajra në vaskë ose mund t’i merrni përmes frymëmarrjes. Në varësi të aromave që ju zgjidhni, aromaterapia mund të ndihmojë me relaksimin, gjumin dhe të shërbejë si një mekanizëm për përballimin e stresit. Provoni të përdorni lavender kur keni nevojë për një nxitje, përgatiti Zëri.