Këto janë ushqimet që do t’ju ndihmojnë të luftoni gripin

Dieta jonë është shumë e rëndësishme për një sistem të fortë imunitar, i cili mund të sigurojë mbrojtje kundër sëmundjeve sezonale si gripi, si dhe probleme të tjera shëndetësore duke përfshirë artritin, alergjitë, rritjen jonormale të qelizave dhe kancerin.

Përfshini ushqimet e mëposhtme në rutinën tuaj të përditshme për të forcuar sistemin tuaj imunitar.

Hani peshk me vaj që është i pasur me acide yndyrore omega-3, përbërës që ndihmojnë në uljen e inflamacionit. Inflamacioni kronik pengon sistemin tuaj imunitar të funksionojë siç duhet dhe kontribuon në shfaqjen e gripit, si dhe në sëmundjet më serioze. Në një studim të botuar në 2011 në American Journal of Clinical Nutrition, studentët e kolegjit që morën suplemente të vajit të peshkut për tre muaj kishin nivele më të ulëta të inflamacionit, si dhe më pak simptoma ankthi, një gjendje që mund të dobësojë funksionin imunitar.

Agrumet. Hulumtimet e fundit sugjerojnë se vitamina C mund të mos jetë aq e dobishme në parandalimin e ftohjes siç mendohej më parë. Megjithatë, studimet kanë treguar se marrja e vitaminës C në shenjën e parë të sëmundjes mund të zvogëlojë kohëzgjatjen e simptomave me rreth një ditë. Përfshini agrumet në dietën tuaj, duke konsumuar portokall, grejpfrut, kivi, luleshtrydhe. Dhe mos u shqetësoni nëse e teproni, pasi është shumë e vështirë të mbidozoni vitaminën C.

Kur mendojmë për bakteret, zakonisht mendojmë për diçka të keqe, por ka edhe disa baktere që janë thelbësore për një shëndet të mirë dhe këta janë probiotikët e njohur. Ngrënia e ushqimeve që përmbajnë probiotikë, si jogurti dhe kefiri, është një mënyrë e mirë për të rritur bakteret e mira në zorrë dhe për të forcuar sistemin tuaj imunitar. Studimet e rishikimit mbështesin se probiotikët ulin rrezikun e infeksioneve.

Një tjetër vitaminë që është thelbësore për të mos u sëmurur është D, e cila nxit përthithjen e kalciumit dhe ndihmon në rregullimin dhe funksionimin e sistemit imunitar, duke kontribuar kështu në imunitetin. Është e rëndësishme të dini se vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë, e cila formohet në organizëm kryesisht nëpërmjet përthithjes së rrezatimit ultravjollcë diellore nga lëkura, por edhe nga disa ushqime. Megjithatë, trupi sintetizon 90% të kësaj vitamine nga dielli dhe vetëm 10% nga ushqimi. Gjithashtu, përveç peshkut të yndyrshëm, vezës dhe mëlçisë, pjesa tjetër e ushqimeve kanë një sasi minimale, ndaj rrezet e diellit janë burimi më bazë i vitaminës D.

Arra braziliane. Këto arra të shijshme janë një burim i mirë i proteinave, acideve yndyrore të shëndetshme dhe selenit, një mineral thelbësor për funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe mbrojtjen kundër gripit. Në një studim në Universitetin e Karolinës së Veriut, studiuesit zbuluan se minjtë e infektuar me virusin e gripit treguan nivele më të larta të inflamacionit kur kishin mungesë të selenit. Trupi juaj ka nevojë vetëm për një sasi të vogël të këtij minerali.

Tërshëra. Nëse hani një tas tërshërë çdo mëngjes, merrni një sasi të mirë të beta-glukaneve, të cilat njihen për vetitë e tyre në uljen e kolesterolit dhe rritjen e imunitetit. Gjithashtu, studimet kanë treguar se beta-glukanet mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe në luftimin e virusit të gripit.

Shtoni anise në ushqimin tuaj. Kjo bimë ka veti antibakteriale, lehtëson kollën dhe ndihmon në bllokimin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Anise mund ta përdorni në ushqim por mund ta pini edhe atë. Një recetë tipike është të shtoni farat e anise në një filxhan me ujë të nxehtë, hudhër, kanellë dhe mjaltë. Pini këtë zierje deri në tre herë në ditë dhe nuk do të sëmureni më kurrë.

SHKARKO APP