Këto ushqime do ju mbajnë larg stresin dhe janë pro zemrës, ja duhet të konsumoni

Të gjithë kanë dëgjuar për vlerat e pakundërshtueshme të antioksidantëve.

A e dini cilat janë frutat dhe perimet më të pasura me antioksidantë? Është koha t’i zbuloni tani.

Boronicat e egra

Janë të vogla por bëjnë një punë të madhe. Ato janë burimi numër 1 i antioksidantëve. Një filxhan me boronica të egra përmban 13,427 antioksidantë, vitaminat A dhe C, flavonoidë (një lloj antioksidanti) kuercetinë dhe anthocianidinë.

Kjo do të thotë se në një filxhan të vetëm gjeni një sasi antioksidantësh 10 herë më të lartë se rekomandimet shkencore për sasinë e duhur të antioksidantëve.

Boronicat ju mbrojnë nga kolesteroli dhe sëmundjet e shkaktuara prej moshës si dhe mbajnë trurin dhe zemrën të shëndetshme.

Kumbullat

Nëse dëshironi të përfitoni nivelin më të lartë të antioksidantëve zgjidhni kumbullat e zeza. Ato janë më të pasurat me vitaminë C dhe fenolë, një antioksidant që parandalon inflamacionin në gjymtyrë dhe ka aftësinë të shmangë dëmet në ADN dhe përkeqësimin e qelizave.

Portokallet

Këto agrume janë të pasura me vitaminë C, antioksidanti kryesor që tretet në ujë, për të cilin trupi ka kaq shumë nevojë.

Vitamina C çarmatos radikalet e lira dhe parandalon dëmet në qeliza. Vitamina C e mban sistemin imunitar në formë dhe parandalon shumë sëmundje duke nisur nga i ftohti dhe infeksionet në vesh.

Rrushi

Nëse kërkoni të shfrytëzoni vlerat e antioksidantëve, atëherë hani shumë rrush, sidomos atë të kuqin. Lëkura e rrushit të kuq është veçanërisht e pasur me një antioksidant të quajtur resveratrol, që lufton radikalet e lira dhe parandalon shumimin e tyre.

Spinaqi

Spinaqi është një nga burimet më të pasura të antioksidantëve. Në një filxhan me spinaq mund të përftoni 3,600 IU (njësi) beta-karoten, një antioksidant i nevojshëm kundër plakjes dhe sëmundjeve të zemrës. Spinaqi ofron shumë luteinë, një antioksidant i aftë të mbrojë dhe përmirësojë shikimin.

Brokoli

Brokoli është një burim kryesor i vitaminës C. Ai përmban gjithashtu flavonoidë të cilat lehtësojnë qarkullimin e vitaminës C në organizëm.

Brokoli përmban gjithashtu karotenoidin luteinë, zeaksanthinën dhe beta karoten. Por ajo që bie më shumë në sy tek brokoli është një përbërës i fuqishëm i antioksidantit siç është indole-3-karbinol, që fuqizon funksionet e mëlçisë.

Panxhari

Kur vjen puna tek antioksidantët, panxhari është fantastik. Ai është i pasur me betalainë, një antioksidant që lufton inflamacionin dhe mykun, por edhe ndihmon në detoksifikimin e organizmit. Betalaina besohet të ketë aftësi mbrojtëse kundër radikaleve të lira.

SHKARKO APP