Këto ushqime ju largojnë nikotinën nga trupi

Nikotina shkakton rritje të shpejtë të tensionit të gjakut dhe dëme serioze në mushkëri. Për më tepër, edhe në qoftë se ndaloni pirjen e duhanit, efekti i nikotinës do të zgjasë për vite me radhë. Më poshtë, disa ushqime të shëndetshme, të cilat mund t’ju ndihmojnë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj:

Brokoli
Është i pasur me vitaminë C dhe B5. Pirja e duhanit ul nivelet e vitaminës C në trup. Hani më shumë brokoli për të eliminuar nikotinën nga organizmi juaj.

Portokalli
Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C. Konsumi i rregullt i portokallit do të rritë metabolizmin tuaj dhe do t’ju ulë nivelin e stresit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëng karrote
Nëse pini duhan, atëherë duhet të dini se çdo herë që ndizni një cigare, nikotina mbetet në trupin tuaj për tre ditë. Nikotina gjithashtu dëmton lëkurën. Lëngu i karrotës është i mirë për lëkurën dhe është i pasur me vitamina A, C, K dhe B, të cilat janë provuar se kanë efekte në largimin e nikotinës nga trupi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Spinaqi
Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme, sepse nuk është i pasur vetëm me vitamina, por gjithashtu përmban sasi të mëdha të acidit folik.

Kivi 
Ky frut i mrekullueshëm do t’juu ndihmojë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj. Kivi është një burim i pasur i vitaminave A, C dhe E. Kur pini duhan, niveli i këtyre vitaminave reduktohet.

Uji
Pirja e duhanit e dehidraton trupin tuaj. Sipas shumë studiuesve, duke pirë shumë ujë mund të ndaloni pirjen e duhanit dhe të eleminoni nikotinën nga trupi juaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?