Kjo drogë po vret dhe po shtyn femrat në epsh seksual në Shqipëri e Kosovë

Doktori psikiatër nga Gjakova, Ilir Grezda, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook një informacion tronditës.

Ai ka sqaruar pasojat që vinë nga përdorimi i vullnetshëm apo i pavullnetshëm i drogës së quajtur “Gama Hydrosybutyrate”. Kjo drogë është e re ka ardhur në Shqipëri e Kosovë me formulën kimike (C4H8O3) dhe me emrin “Gama Hydroksybutyrate” apo ndryshe me emrin e shkurtë si “GHB”.

Ajo është një qetësues i sistemit nervor qendror që zvogëlon stresin dhe rrit jashtë mase epshin seksual, transmeton Indeksonline. Ajo përdoret në formë të pikave (Ekstazi e lëngshme) dhe si pluhur i cili është i bardhë dhe vepron pas 5 deri në 10 minuta pas përdorimit.

Efekti i kësaj droge zgjatë deri në një orë e gjysmë. Këtë lëndë në shumicën e rasteve ua vendosin vajzave në pije gjatë mbrëmjeve dhe festave që t’i përdorim më pas për marrëdhënie seksuale.

Por ajo që është mjaft shqetësuese, është se nëse kjo drogë kombinohet me alkool dhe substanca psikotrope (anksiolitik­antidepresiv), shkakton depresion të rëndë respirator që çon në vdekje të menjëhershme. Doktori Grezda në fund bën apel tek rinia për kujdes dhe mospërdorim të kësaj substance. 

SHKARKO APP