Kjo është bima që i jep fund rënies së flokut

Këtë bimë shumë herë e keni pasur në dorë, por nuk keni pasur dijeni që ajo ju ndihmon kundër rënies së flokëve.Rozmarina siç e kanë quajtur grekët e vjetër dhe romakët, ka qenë e njohur si bimë shëruese që nga kohët e lashta dhe i ishte përkushtuar perëndeshës Afërdita.

Rozmarina ka efekte të dobishme në lëkurë: ajo përdoret shumë në industrinë e kozmetikës, si një pastrues për lëkurën. Ndihmon të mbajë fytyrën sa më të freskët dhe me shumë shkëlqim.

Rozmarina jo vetëm që i bën flokët tuaj të jenë më të butë, por në të njëjtën kohë stimulon rritjen më të shpejtë të flokëve. Ajo, ndihmon në zbutjen dhe forcimin e flokëve sikurse që ndihmon edhe në rikuperimin e flokëve të dëmtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kombinoni dy lugë gjelle të gjetheve të grira të rozmarinës me 300 mililitra ujë pastaj, me përzierjen e fituar trajtoni flokët, duke filluar nga fundi deri tek rrënjët.Kjo përzierje është shumë e lehtë, prandaj edhe nuk keni nevojë që ta largoni nga flokët, pasi që do të largohet vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?