Kjo lule kineze mund të shërojë kancerin

Shkencëtarët kanë nxjerrë në dritë njërin nga sekretet për një bimë, që përdoret në mjekësinë tradicionale kineze.

Lulja e njohur si “Huang-Qin” është përdorur tradicionalisht për ethe, problemet e mëlçisë dhe të mushkërive.

Shkencëtarët kanë zbuluar se me anë të kësaj luleje mund të prodhohen ilaçe që e luftojnë kancerin. Prof. Cathie Martin, i qendrës “John Innes” në Norwich, është ai që i udhëheq kërkimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duke i analizuar këto lule të veçanta, ne mund t’i përdorim për të kuruar disa lloje të kancerit”, thotë profesori Martin. Kërkimet e mëparshme laboratorike tregojnë se këto lule kanë veti anti-kancer, duke dhënë shpresë që një ditë të krijohet një medikament që do të ndihmojë miliona të sëmurë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke komentuar mbi kërkimet, dr. Alan Worsley nga “Cancer Research” në Londër, tha: “Arritjet e deritanishme japin shpresë. Këto bimë kanë disa molekula të veçanta, të cilat mund të përdoren për trajtimin e kancerit.”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?