Kjo video të bën të mendohesh dy herë për blerjen e mishit të pulës

Sa herë shkoni në supermarkete, me siguri një nga gjërat që shihni me vëmendje janë datat e skadencës së produktit.

Një kamera e fshehtë e realizuar së fundmi tregon një nga fabrikat më të mëdha të mishit të pulës në Midlands të Britanisë së Madhem, ku punëtorët e saj shihen duke ndryshuar datën e skadencës së mishit të pulës.

Kjo do të thotë se miliona blerës mund të blejnë pa dashje ushqime që tashmë u ka kaluar afati i tyre.

Një pulë e rënë në dysheme i rivendos sërish në kutitë përkatëse pa u pastruar, ndërsa pulat e mbetura nga supermarketet dhe të kthyera nga qendrat e shpërndarjes i ri-paketuan me mishin e freskës dhe u dërguan përsëri për tregtim. Kodet në arkë të mishit gjithashtu u ndryshuan.

Paramendoni, kompania shpërndan një të tretën e mishit të pulës në Britani të Madhe.

Një gazetar i fshehtë mblodhi prova gjatë punës në fabrikë për 12 ditë.

Filmi kapi punëtorët duke ndryshuar datën në qindra pula deri në një ditë më vonë se skadenca e tyre. Punonjës të tjerë thanë se kishin parë se datat ndryshoheshin për më shumë se një ditë.

E kur kjo ndodh në një vend si Britania, imagjinoni në vendin tonë!

SHKARKO APP