Kokaina dëmton në mënyrë të përhershme trurin

 

Thithja e një vize të vetme kokaine mund të çojë në ndryshimin dhe dëmtimin permanent të trurit.

Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i East Anglia, një dozë fare e vogël kokaine ndryshon të gjithë mekanizmin molekular në tru.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimet lidhen edhe me shanset e një personi për t’u bërë i varur ndaj drogës një moment që gjendet përballë situatave të stresit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studimi u realizua tek minjtë të cilëve iu injektua kokainë, pasi ata kanë të njëjtët receptorë si njerëzit.

Sipas Mjekut Peter McCormick, rikthimi te droga tek përdoruesit e kokainës është një problem serioz, ndaj dhe shkencëtarët prej kohësh janë përpjekur të zbulojnë çfarë e shkakton këtë fenomen.

Rezultatet e këtij studimi dolën në përfundimin se kokaina ndërpret ndërveprimin mes receptorëve dhe këto ndryshime shtojnë rrezikun për rikthimin e një përdoruesi tek droga, sidomos kur gjendet përballë stresit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?