Kokteil me lëngun e kungullit që të bën të lumtur!

Kungulli i verdhë është protagonisti i stinës së vjeshtës dhe i fillimit të dimrit! Thuajse të gjitha recetat vërtiten reth tij! Sot, nuk kemi asnjë recetë të ndërlikuar me të! Mjafton edhe vetëm lëngu për të përfituar nga vlerat e tij ushqyese!

Ndër të tjera, lëngu përmban më pak kalori nga çdo gatim. Është i pasur në fibra, proteina dhe antioksidantë! Me një përmbajtje të lartë të betakarotenit dhe vitaminës A, mbron shikimin dhe sistemin imunitar.

Si ta përgatisni?
Pastroni kungullin nga lëkura dhe farat e brendshme (të cilat nuk duhet t’i hidhni) priteni në kubikë dhe kalojeni në frulator bashkë me një mollë, shkruan Living.

Nëse e doni më të ëmbël, mund të shtoni një lugë mjaltë dhe pak kanellë! Ndryshe nga lëngjet e tjera që pihen menjëherë, ai i kungullit duhet të pushojë pak në frigorifer, i mbuluar, për t’u konsumuar më vonë!

SHKARKO APP