Konkursi, 204 stomatologë në provim shteti, rezultatet brenda ditës

Konkurset janë kthyer në modë gjatë vitit të fundit, nën qeverisjen e majtë, pavarësisht akuzave të Opozitës së ato nuk janë edhe aq reale. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar emrat e 204 mjekëve stomatologë, që do të hyjnë në provimin e shtetit. Sipas AKP-së, kandidatët duhet të bëjnë verifikimet e emrave në rast se ka ndonjë parregullsi në shkrimin e tyre. Stomatologët do të zhvillojnë provimin brenda një dite, pra në datën 12 dhjetor, duke u ndarë në katër grupe. Ndërkaq, përgjigjet e testeve do të meren po në të njejtën ditë, pasi provimet janë të informatizuara dhe meren pergjigjet e menjëhershme sapo përfundon testi. Sipas rregullores së Agjencisë Kombëtare të Provimeve, kandidatët duhet të paraqiten 40 minuta para fillimit të provimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?