Konsumatorët më të mëdhenj të alkoolit

 

Duke u bazuar në të dhënat e raportit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për konsumin e alkoolit në botë, “Telegraph” ka realizuar një hartë, ku ngjyrat tregojnë sasinë mesatare të alkoolit të pastër të konsumuar nga një person në një vit për secilin shtet.

Nëse mendoni se rusët janë ata që konsumojnë më shumë alkool, e keni gabim.

Në vendin e parë renditen bjellorusët, të cilët mesatarisht konsumojnë 17.5 litra alkool të pastër, më pas renditen Moldavia dhe Lituania.

Ndërsa Rusia është e katërta me një mesatare prej 15 litra alkool në vit për person ose 155 shishe vere 750ml. Më pas renditen Rumania, Ukraina, Hungaria dhe Cekia.

Gjithashtu edhe Franca, Australia dhe Irlanda e kanë në nivele të larta konsumin e alkoolit.
Ndërkohë, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shqiptarët renditen në kategorinë e vendeve me konsum mesatar, përkatësisht 7 litra për person në vit.

Vendet me konsumin më të ulët të alkooli janë kryesisht shtete myslimane. Në Pakistan, Mauritani, Libi dhe Kuvajt, mesatarja është vetëm 100 ml alkool i pastër në vit, ekuivalent me një shishe vere.

SHKARKO APP