Konsumi i peshkut gjatë shtatzënisë ndihmon trurin e fëmijës
Peshku është një pjesë e rëndësishme e një dietë të shëndetshme për shkak të nivelit të lartë të yndyrave të shëndetshme si omega-3 (acide yndyrore) që ato përmbajnë. Këto yndyrna sjellin përfitime antioksidante dhe dobi shëndetësore të zemrës.
Studimi i ri nga Universiteti Tohoku-t në Japoni, tregon se nëse hahet peshk gjatë shtatzënisë mund të rrisë madhësinë e trurit të foshnjës.
Acidet yndyrore Omega-3 janë tepër të rëndësishme si pjesë e një dietë të shëndetshme, sepse ata nuk mund të krijohen nga vetë trupi.
Omega-3 janë të domosdoshme për energjinë, ruajtjen, transportin e oksigjenit, funksionimin e qelizave, dhe rregullimin e inflamacionit.
Këto acide yndyrore janë gjetur në peshqit e deteve. Për shkak se dieta në SHBA ka nivele shumë të ulëta të konsumit të peshkut, omega-3, nuk janë konsumuar pothuajse mjaftueshëm nga amerikanët.
Hulumtimi paraprak ka treguar rëndësinë e konsumomit të omega-3 gjatë shtatzënisë. Ajo ndihmon për të përcaktuar gjatësinë e shtatzënisë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit para dhe pas lindjes. Studimet kanë treguar se Omega-3 luan rol në rritjen e trurit në fetus nëpërmjet vitit të parë të jetës. Studimi tregon se nëse hahet peshk gjatë shtatzënisë mund të rrisë madhësinë e trurit të foshnjës.
Sidorela Lepri