Konsumimi i birrës mban trurin të shëndetshëm

Konusmimi i birrës mbron trurin nga dëmtimet.

Ky është rezultati i një studimi gjatë të cilit u gjet Xanthohumol, një substancë që i hidhet birrës për t’i dhënë shije dhe që është në gjendje të mbrojë trurin nga çrregullimet degjeneruese si Alzajmer apo Parkinson.

Xanthohumol ose Xn njihet të ketë veti të forta antioksiduese.

Jiangou Fang dhe ekipi i tij i Lanzhou University, e testuan këtë me qelizat e trurit të një miu. Në to ata gjetën Xanthohumol të reduktuar.

Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i tepruar i alkoolit mund të çojë në humbjen e indeve të trurit, duke çuar kështu rritjen e rrezikut të çmendurisë.

Doktor Arthur Roach, drejtor i kërkimeve rreth Parkinsonit në Britani i tha MailOnline se Xn në birrë ka vërtet efekt mbrojtës ndaj trurit të njeriut, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë kusht konsumimi i një birre në ditë.

SHKARKO APP