Konsumimi i kafes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Konsumimi deri në 3 filxhanë kafe në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sugjeron një studim.
Është zbuluar se personat që konsumojnë rregullisht kafe në sasi të moderuara kanë 12% më pak gjasa të vdesin në moshë të re.
Sipas studimit kafja duket se ngadalëson procesin e plakjes.
Përfitimet e tjera shëndetësore përfshijnë mbrojtjen nga diabeti, sëmundjet e mëlçisë, demenca, si funksionimi i rregullt i metabolizmit.
Studiuesi Dr Judit Simon tha:”Rezultatet tona sugjerojnë se konsumimi i rregullt i kafesë është i sigurt dhe se konsumimi i gjysmë deri në tre filxhanë kafe në ditë shoqërohet me rreziqe më të ulëta për sa i përket goditjes në tru, vdekje nga sëmundjet e zemrës dhe vdekje nga çdo shkak.”