Konsumoni vetëm 5 arra!
Gjithmonë shëndeti ynë është i rëndësishëm dhe ka raste kur nuk respektojnë këtë gjë. Nga një hulumtim i bërë nga Universiteti i Jeilit (SHBA), tregon fare thjeshtë përfitimet mahnitshme të konsumimit të 56 gram arrave në ditë. Rezultatet treguan se njerëzit që konsumuan arra në dietën e tyre, kishin funksion të përmirësuar në qelizat endoteliale. Këto qeliza ndihmojnë në koagulimin e gjakut dhe formimin e qelizave të reja të gjakut, si dhe rregullimin e inflamacionit dhe kontrollin e presionit të gjakut. Arra ka përfitime të mahnitshme në shëndet për shkak të përbërësve që mbart.
Sipas studimeve të kohëve të fundit është përcaktuar se vetëm 5.5% e të rriturve (mosha 1950 vjeç) konsumojnë arra dhe kjo është një shifër shumë e vogël. Në 56 gram arra (rreth 5 copë) në bazë ditore ju do të përfitoni 5 gram fibra, 260 ml kalium, 73 ml kalcium, 95 ml magnez, 3.7 ml vitaminë E. Nëse konsumoni arra çdo ditë, zemra juaj do t’ju falënderojë.
Arrat kanë një efekt pozitiv lidhur me stresin. Ato janë në gjendje që të mbajnë nën kontroll reagimin fizik dhe psikologjik përballë situatave stresuese.
U vu re se te ata persona që hëngrën rregullisht për një periudhë kohore nga nëntë kokrra arrë në ditë, arritën të mbanin një sjellje të mirë fizike dhe emocionale, duke përmirësuar dukshëm këtë qëndrim, krahasuar me ditët kur nuk i kishin ngrënë këto fruta të thata.
R.Sh