Kontraceptivët, rastet kur nuk bëjnë efekt
Përdorueset e kontraceptivëve pas një marrëdhënieje intime, sipas një studimi të fundit, duhet të bëjnë kujdes. Sipas të njëjtit burim, femrat që përdorin ilaçe të tjera, duhet të dyfishojnë dozën e kontraceptivit.
Studimi shton se ilaçet që përdoren për epilepsinë dhe disa lloj infeksionesh mund të ndërveprojnë me kontraceptivët, duke i bërë ata më pak efektivë.
Të dhënat e mbledhura prej tyre sugjerojnë se kontraceptivi 72 orësh, i cili zakonisht merret pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, ka çuar shpesh në shtatzëni të padëshiruara.
400 të tilla që nga koha kur ky lloj kontraceptivi është licencuar në vitin 1970. Studiuesit thonë se gratë që marrin ilaçe për epilepsi, tuberkuloz, HIV dhe infeksione të tjera duhet të marrin dozë të dyfishuar, në mënyrë që kontraceptivi të jetë efektiv.