Kontrolli mjekësor bazë, falas për 1.2 mln shqiptarë

Kontrolli mjekësor bazë i shërben 1.2 milionë shqiptarëve të grupmoshës 35-70 vjeç të cilët e përfitojnë falas. Qytetarët me anë të këtij kontrolli masin falas një herë 44 parametra shëndetësorë dhe realizojnë 5 teste vlerësuese.

Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me anë të këtij kontrolli vlerësohet sa i rrezikuar je për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, sëmundjet e veshkave, diabeti dhe sëmundjet e zorrëve.

Kontrolli mjekësor bazë ka katër vite që aplikohet dhe janë 250 mijë qytetarë që kanë përfituar nga Check-Up falas, ndërkohë që janë kryer 34 mijë e 235 ndërhyrje kirurgjikale falas në 29 spitalet e vendit.

SHKARKO APP