Kontrollojeni hipertensionin me këto gjashtë ushqime

Për ta përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të shmangur komplikimet si pasojë e hipertensionit, është fundamentale që t’i përfshini këto ushqime për të kontrolluar mbetjen e lëngjeve dhe për të rregulluar inflamacionet , transmeton gazeta Kosova Sot.

FARAT E LIRIT

Farat e lirit janë burim natyral i fibrave dhe aminoacideve esenciale omega 3. Kur absorbohen në trup, ndihmojnë në kontrollimin e kolesterolit të keq dhe shtypjes së lartë të gjakut. Konsumimi i rregullt i farave përmirëson jetën e pacientëve me shtypje të lartë të gjakut. Minimizon rrezikun nga problemet vaskulare dhe indet e inflamacioneve.

BANANET

Bananet karakterizohen nga shija e tyre e shijshme, e bananet janë edhe një shtesë e mirë si ushqim kundër hipertensionit. Përmbajtja e lartë e tyre me kalium ndihmon në rregullimin e proceseve inflamatore në trup. Po ashtu redukton mbajtjen e lëngjeve në trup, që po ashtu ndikon në shtypjen e gjakut.

PESHKU I YNDYRSHËM

Peshku i yndyrshëm është një nga burimet natyrale për aminoacidet omega 3. Është lloj i yndyrës që pastron arteriet dhe kontrollon nivelin e lartë të triglicerideve, kolesterolit dhe shtypjes së lartë të gjakut. Kjo proteinë ndihmon në parandalimin e inflamacioneve.

SELINO

Selino përmban përqendrim të lartë të fitokemikateve dhe përbërës me antioksidues që ofrojnë dobi të mira për pacientët me hipertension. Nëse i konsumoni në proporcione të moderuara, kontrollon proceset inflamatore dhe eliminon mbajtjen e lëngjeve në trup. Po ashtu, përmban minerale që reduktojnë kortizolin, hormon që ndërlidhet me stresin.

QEPËT

Kjo perime, është pjesë e shumë pjatave, është e pasur edhe me sulfur. Sulfuri redukton inflamacionet, kolesterolin e lartë dhe shtypjen e lartë të gjakut. Lëngjet e saj natyrale ndihmojnë në pastrimin e arterieve, duke hequr yndyrat e dëmshme si kolesterolin e keq dhe trigliceridet. Qepët përmbajnë edhe antioksidues që parandalojnë plakjen e hershme.

SPECAT PIKANTË

Konsumimi i moderuar i specave pikantë është ideal për uljen e hipertensionit te pacientët që kanë telashe në kontrollimin e shtypjes së gjakut. Përbërësi i tyre aktiv, kapsaicina, përmirëson qarkullimin e gjakut, shmang pllakat dhe grumbullimin e tyre që shkaktojnë forcimin e arterieve. Është përbërës që riparon efektet e radikaleve të lira.

SHKARKO APP