Koronarografia falas, flasin pacientët dhe mjekët (VIDEO)
Mbi 4 mijë pacientë kanë përfituar falas që prej janarit të këtij viti ndërhyrjen në zemër me metoda të avancuara, në spitalet publike dhe jo publike, me financim nga shteti. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
“Ndërhyrjet në zemër me metoda të avancuara janë sot realitet i prekshëm jo vetëm në Tiranë, por edhe në qendrat e hemodinamikës në spitalet rajonale. Shërbimi i Hemodinamikës në spitalin e Fierit i ka dhënë zgjidhje rajonit të jugut qytetarët që kanë nevojë të kryejnë koronarografinë e marrin shërbimin afër vendbanimit, në kohë dhe me cilësi, pa patur nevojë të vijnë në Tiranë. Prej janarit 2019 4027 pacientë e kanë kryer koronarografinë”, thekson Manastirliu.
Katër qendrat ku ofrohet ky shërbim janë Qendra Shëndetësore Universitare Tiranë, spitali “Shefqet Ndroqi”, Tiranë, spitali i Fierit dhe ai i Shkodrës. Një paciente që ka kryer këtë ndërhyrje shprehet se u gëzova shumë se Fieri mbulon dhe jugun e të gjithë këtu vijnë. Një tjetër paciente thotë se ndihem më mirë pas ndërhyrjes. Një mjek thotë se “salla e hemodinamikës në spitalin e Fierit plotëson të gjitha kushtet për të kryer koronarografinë, është instaluar një Angiograf i kohës. Pacientët kanë ecur shumë dhe jemi në vazhdimësi të punës”.