Kosi lufton depresionin
Kosi ndihmon në luftën kundër depresionit dhe zbut simptomat. Këtë ka treguar një studim i ri nga The Independent referuar disa studiuesve nga Universiteti i Virxhinias.
Studiuesit kanë zbuluar se kosi përmban disa baktere probiotike që janë të nevojshme për trupin e njeriut dhe që ndikojnë kundër depresionit.
Eksperimenti u bë fillimisht me minj të mbyllur në laboratore duke iu dhënë vetëm kos dhe u pa që ndryshimi ishte shumë efikas. Të ushqyerit me bakteret e quajtura Lactobacillus kthejnë gjendjen shpitërore normale dhe evituar edhe në disa raste shenjat e depresionit.
Studiuesi Gautlier tregoi rezultatet e eksperimentit ku tha se pacientët nuk duhet të pijnë më qetësues të fortë por të mësohen me idenë për të konsumuar kos sepse kështu nuk dëmtohen as stomaku as zorrët.
Gaultier thotë se rezultatet tek minjtë kanë rezultuar të suksesshme por ka theksuar se duhet ende shumë studime për të dhënë një përgjigje definitive për luftën ndaj depresionit.