KP.2 në qarkullim, a duhet të shqetësohemi për variantin e ri të koronavirusit?

Një nënvariant i ri Covid-19 është shfaqur, KP.2, i cili rrjedh nga variantet e quajtura FliRT. Ky nënvariant i ri është bërë lloji dominues i korornavirusit në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Nga 20 prilli deri më 11 maj, thuajse 30% e rasteve të reja janë shkaktuar nga KP.2, nga më pak se 16% që ishin dy javë përpara. Një arsye pse ky nënvariant ka zhvendosur të tjerët duke u bërë dominues, është fakti që është po aq ngjitës, ose edhe më shumë.

Lajmi i mirë është se KP.2 nuk duket se shkakton forma të rënda të sëmundshmërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?