Kripa e jodizuar, ekspertja: Sipas standardeve të BE-së, detyrim ligjor
Autoritetet shqiptare nuk do të lejojnë që në treg të shitet kripë e pajodizuar sipas standardeve të Bashkimit Europian. Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Enkelejda Kadiu foli në një intervistë për ATSH-në, mbi rëndësinë e këtij ligji dhe problemet që sjell në shëndet mungesa e jodit.
“Vendi ynë është një vend me pamjaftueshëm jodike goxha të lartë. Mungesa e jodit në organizimin e njeriut sjell hipoteroizmin i cili sjell probleme të tjera, gushën hendemike, problemet shëndetësore janë shumë të mëdha”, tha ajo. Sipas Kadiut, risia është pjesa e kontrollit dhe monitorimit. “Do të rregullohet pjesa e kontrollimit, monitorimit, kjo është një risi. Gjurmimi do të bëhet në pikat doganore dhe pastaj do të vazhdojë në pikat e tjera të prodhimit, atë të importit se mund të kemi edhe pikat e importit dhe kemi magazinim dhe së fundmi në pikat e tjera të shitjes që mund të jenë me shumicë dhe pakicë”, theksoi ajo.
Në projektligj parashikohen disa nene të veçanta mbi operatorët të cilët bëjnë importimin e kripës së pajodizuar ose prodhimit. “Do të ketë identifikim të përqindjes së jonizimit në kripë. Kjo është shumë e rëndësishme pasi jodi largohet nga kripa shpeshherë. Duhet të kemi parasysh që nëse përqindja e jonizimit mund të jetë 40 deri në 60 përqind në prodhim, në familje vjen me 20 PPM. Pra, kemi një ndryshim. Jodi largohet me hapjen e kripës, me paketimin jo të mirë, me kushtet e magazinimit. Kjo gjurmueshmëri do të lejojë që edhe kushtet e magazinimit do të kontrollohen dhe prodhimit dhe familjarët kur ta marrin kripën të kenë një nivel maksimal të saj”, sqaroi Kadiu.