Kuba ka pasur prej vitesh një vaksinë për kancerin e mushkërive…
Kur guvernatori i New York Andrew Cuomo udhëtoi drejt Havanës në një mision historik tregtar në muajin prill, ai u kthye me një premtim të rëndësishëm: një vaksinë kundër kancerit të mushkërive, e zbuluar nga Kuba.
Për vaksinën e quajtur CimaVax, është hulumtuar në Kubë për 25 vjet rresht dhe ajo është në dispozicion falas për publikun kubanez qysh nga viti 2011.
Qendra kubanzeze për Imunologjinë Molekulare nënshkroi një marrëveshje muajin e kaluar me Roswell Park Cancer Institute në Buffalo, Nju Jork për të importuar vaksinën CimaVax dhe që të fillojnë provat klinike në Shtetet e Bashkuara.
"Ne jemi ende në faza shumë të hershme për të vlerësuar efektivitetin e kësaj vaksine, por provat klinike në Kubë dhe në Europë kanë qenë të mrekullueshme", u shpreh Dr. Kelvin Lee Jacobs bashkëudhëheqësi i Imunologjisë së Tumorit dhe Programit të Imunoterapisë në Roswell Park, për Huffington Post.
Kur Presidenti Obama vendosi të shkrijë akujt pas 55-vitesh me Kubën, ai lejoi që kërkime të tilla të përbashkëta mes dy vendeve të finalizohet. Programet të ngjashme kanë qenë të pamundura vetëm pak vite më parë.
Kuba njihet për purot e saj me cilësi të lartë dhe kanceri i mushkërive është një problem i madh për shëndetin publik në Kubë dhe shkaku i katërt kryesor i vdekjeve në vend.
Një studim i vitit 2007, i publikuar në Journal of Clinical Oncology, konfirmonte sigurinë e CimaVax.
Deri më tani, 5000 pacientë në mbarë botën janë trajtuar me CimaVax, duke përfshirë 1,000 pacient në Kubë.
Lee tha se studimi i fundit kuban mbi 405 pacientë, që nuk është botuar ende, konfirmon zbulimet e mëparshme në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.
Dhe studimet kanë zbuluar se vaksina nuk ka efekte anësore.
"Ka arsye të mira për të besuar se kjo vaksinë mund të jetë efektive në trajtimin dhe parandalimin e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë jo vetëm atë të mushkërive, por edhe tumorrin e gjirit, kokës dhe qafës, prostatës dhe kancerit ovarian, kështu që potencialisht ndikimet pozitive ndaj kësaj qasjeje mund të jenë të mëdha", theksoi Dr. Kelvin Lee Jacobs.