Kuba zbulon vaksinën kundër kancerit të mushkërive

Të pasionuarit pas sportit e dinë se legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona pas varësisë së drogës dhe probleme me zemrën, vendosi të kurohej në Kubë, ku falë ndihmës mjekësore sot gëzon shëndet të mirë.

 Shteti komunist i Kubës, me një varfëri relative, ka nivel të shëndetësisë të klasit botëror. Ndërsa, një zbulim shkencor e ka zgjuar vëmendjen e tërë botës.

Kërkuesit në ishull kanë zbuluar një vaksinë, kundër kancerit të mushkërive, që tani është në dispozicion vetëm të kubanëve.

Nuk është e habitshme se në vendin e njohur për përpunimin e duhanit, kanceri i mushkërive është shkaktar i një nga katër rastet e vdekjeve.

Kjo vaksinë, nuk funksionin kundër sëmundjes virale apo parandalimit – por, iu jepet pacientëve që e kanë fituar sëmundjen.

Cimavax ka treguar rezultate në zgjatjen e jetës së pacientëve të sëmurë me kancer në mushkëri – që zakonisht i mbytë të prekurit në mënyrë shumë të shpejtë.

Medikamenti është aprovuar në Kubë, ndërsa është duke u provuar në vende të tjera

SHKARKO APP