Kujdes, alkooli është më i dëmshëm se kokaina

Alkooli është droga më e rrezikshme për shëndetin e njeriut, më i rrezikshëm edhe se llojet më të forta të drogave të tjera si kokaina, heroina, hashashi apo duhani.

Në këtë përfundim arrin një studim i financuar qendra britanike për drejtësinë dhe krimet dhe e publikuar në revistën shkencore ‘Lanset’.

Studimi e kategorizon alkoolin në krye të listës me 20 droga që shkaktojnë dëme shëndetësore dhe jo vetëm, si për përdoruesit ashtu edhe personat që kanë lidhje me ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studiuesit i japin alkoolit 72 pikë nga 80 që është edhe maksimumi i dëmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas tij renditet heroina me 55 pikë vlerësimi, kokaina e kristaltë me 54 dhe metamfetamina me 33 pikë. Megjithatë, alkooli e ka më të ulët nivelin e vdekshmërisë që shkakton sesa drogat e tjera të forta.

Konsumuesit e alkoolit u shkaktojnë më shumë dëme të tjerëve, se drogat e tjera. Ato lidhen me nivelet e larta të kriminalitetit; vrasjeve, vjedhjeve, janë problematikë në marrëdhëniet familjare e shoqërore. Ndërsa dëmet më të mëdha, konsumuesit i shkaktohen nga kokaina e kristaltë, heroina e duhani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?