Kujdes! Botoxi paralizon muskujt e fytyrës
Efekti i parë që ka aplikimi i botoksit tek njeriu lidhet me parandalimin e rrudhave, por edhe paralizimin e muskujve të fytyrës. Por studime të fundit kanë treguar se Botoksi gjithashtu përdoret për të trajtuar një sërë sëmundjesh dhe hulumtuesit besojnë se kanë gjetur një tjetër përfitim shëndetësor ndaj tij. Sinjalet nervore që kontraktojnë muskujt bllokohen kur një sasi e vogël botoksi injektohet në një muskul dhe studiuesit thonë se nëse botoksi injektohet në yndyrën që rrethon zemrën, mund ta pengojë aritminë. Kur zemra nuk ka ritëm normal, pëson dridhje ose AF, kur zemra rreh shumë shpejt ose shumë ngadalshëm, kjo gjë mund të shkaktojë mpiksjen e gjakut, goditje, infarkt në zemër dhe komplikime të tjera të lidhura me zemrën. AF prek rreth 1.5 milionë njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë se 16 milionë në mbarë botën.