Kujdes, duhani dëmton dhe trurin

Cigaret nuk dëmtojnë vetëm ekonominë, mushkërinë apo organe të tjera që janë përqendruar në gjoks.

Ato dëmtojnë rëndë dhe trurin.

Sipas një studimi të bërë së fundmi duhani dëmton rëndë aftësinë e kujtesës, perceptimit si dhe të folurit.

Duhanpirësit kanë korteks më të hollë se ata që nuk konsumojnë duhan.

Corteksi është përgjegjës për kujtesën si dhe të folurën.

Është pjesa më e zhvilluar e trurit e njohur ndryshe edhe si lënda gri.

Studiuesit thanë se korteksi mund të rifitojë gjendjen e mëparshme gradualisht nëse lihet duhani.

Studimi përfshiu 224 meshkuj dhe 260 femra të moshës 73 vjeçare që ishin duhanpirës të rregullt.

Ata kishin njën korteks shumë më të hollë se joduhanpirësit.

Lëreni sa jeni në kohë!

SHKARKO APP