Kujdes, jargët gjatë gjumit paralajmërojnë sëmundje

Jargët kryesisht janë pasojë e pështymës së tepërt, gjë që detyrimisht e shtyn personin në fjalë të gjejë një mënyrë për të nxjerrë jashtë pjesën e tepricës. Por a e dini se në rastet kur ky “fenomen” ndodh rregullisht dhe intensivisht mund të jetë shenjë e një sëmundjeje që gjendet në zhvillim e sipër?

Po kështu, të lëshuarit jargë sinjalizon se diçka nuk po shkon me trupin tuaj.

Kur flemë, muskujt e fytyrës si dhe reflekset e gëlltitjes bien në qetësi, ndaj teksa pështyma akumulohet në gojë, muskujt e relaksuar të fytyrës çojnë në hapjen e ngadaltë të gojës. Në këtë mënyrë, si pa kuptuar përfundojmë me një jastëk të njomë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sikur të mos mjaftonte kjo, jargët e shumta ka raste që nënkuptojnë një bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, që mund të vijë si shkak i një infeksioni të sinusit apo mund të kemi të bëjmë me sëmundje neurologjike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu jargët janë edhe pasojë e efekteve anësore të medikamenteve apo çrregullim i refleksit gastrointestinal, që sjell probleme serioze me ezofagun. Ky është rasti kur jargët shoqërohen edhe me vështirësi në gëlltitje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?