Kujdes, këto janë shenjat e hershme të kancerit të gjirit
Çdo grua duhet të kujdeset për trupin e saj, e veçanërisht për pjesët më të ndjeshme, siç janë gjinjtë.
Ekzaminimi i rregullt i gjoksit, i cili mund të bëhet edhe në shtëpi, mund t’ju ndihmojë të detektoni ndryshimet jonormale në gjoks. Pjesë e këtyre gjërave jonormale mund të jetë edhe kanceri i gjirit që do të thotë se ju mund ta zbuloni atë më herët dhe mundësitë për një mjekim të suksesshëm vetëm sa rriten.
Ndër shenjat e para të kancerit të gjirit janë gungat. Në momentin që detektohet një gungë, doktori do të bëjë ekzaminim më të hollësishëm, i cili edhe do të zbulojë se çfarë saktësisht është duke ndodhur në trupin tuaj.
– Ambienti
– Ushqimi
– Stili i jetesës
Edhe pse gungat në përgjithësi konsiderohen si paralajmërim i kancerit të gjirit, çdo dhimbje në gji është një alarm i cili duhet diskutuar me doktorin.
Hulmutesit tek ‘MD Anderson Cancer Center’, Houston, shpjegojnë që kanceri i gjirit jo domosdoshmërisht shfaqet në formën e gungave. Simptoma tjera të kancerit të gjirit janë edhe pezmatimi, lëkura bëhet më e kuqe apo më e trashë afër thimthit e të ngjashme.
Sipas dr. Naoto Ueno, kanceri i gjirit ndonjëherë mund të vërehet nga një gungë e vogël, e shpeshherë nuk ka gungë fare, thjesht lëkura duket pak më ndryshe se zakonisht, që është edhe arsyeja kryesore se përse kanceri i gjirit zakonisht nuk zbulohet në fazat e hershme.