Kujdes, kontraceptivët të shkaktojnë kancer

Përdorimi për një kohë të gjatë i kontraceptivëve hormonalë mund të dyfishojë rrezikun e prekjes nga kanceri në tru, thotë një studim.

Megjithatë mundësia e prekjes nga ky lloja kanceri ngelet sërish shumë e vogël.

Kërkuesit në Danimarkë morën të dhëna nga 317 femra që ishin prekur nga glioma, një kancer i trurit dhe të dhëna nga 2 mijë e 126 femra që nuk kishin asnjë lloj sëmundje.

Ato ishin të grupmoshave nga 15 deri në 49 vjeç.

Femrat që kishin përdorur për një kohë të gjatë kontraceptivë oralë kishin 50 përqind më shumë mundësi që të prekeshin nga kanceri i trurit.

Ndërkohë që femrat që përdornin për më shumë se 5 vjet këto kontraceptivë kishin 90 përqind më shumë mundësi të prekeshin nga kanceri i trurit.

Sipas një raporti mjekësor të botuar në Danimarkë 5 në 100 mijë femra preken nga glioma, kanceri i trurit.

Megjithëse kontraceptivët rritin mundësinë e prekjes nga kanceri, përkthyer në shifra do të thotë një rast më shumë çdo vit në 50 mijë femra.

Mjekët këshillojnë përdorimin e mjeteve të tjera të shmangies së shtatzanisë, pasi përdorimi i kontraceptivëve për një kohë të gjatë është mëse i dëmshëm.

Madje, tashmë dyfish i dëmshëm!

SHKARKO APP