Kujdes me tabletat e gjumit
Nëqoftëse se edhe ju i përdorni tabletat e gjumit, pasi të lexoni këtë lajm ka ardhur koha që t’i thoni “mjaft”. Tableta e gjumit e projektuara për t’ju ndihmuar për të fjetur në fakt kanë të njëjtin efekt në organizëm sa një paketë me cigare e pirë në një ditë, shpjegojnë ekspertët. Sipas tyre, përdorimi i tabletave më qëllim për të stimuluar gjumin rrit rreziqet për sëmundjet kancerogjene dhe ato të zemrës.
Studiuesi nga Arizona State University, Shawn Youngstedt beson se njerëzit të cilët vuajnë nga pagjumësia, në fakt duhet të ushtrojnë më shumë aktivitet fizik nëse është e mundur për to. Aktiviteti fizik ju ndihmon që të digjni kalori dhe nga ana tjetër po ashtu që të flini gjumë mirë.
Studiuesit kanë zbuluar se mania për të përdorur tableta për gjumin, ju ekspozon ndaj shumë rrisqeve, sidomos kur kjo kthehet në një rutinë.