FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kujdes! Mishi i kuq mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrëve

Sasitë e mishit të kuq dhe të përpunuar  mund të rrisin rrezikun e kancerit të zorrëve, tregon një studim i ri.

Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit dhe i financuar nga Cancer Research UK, tregon se mishi i kuq është i dëmshëm, edhe nëse konsumohet në sasi të vogla.

Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e pothuajse gjysmë milionë njerëzve të përfshirë në studimin e Biobank në Mbretërinë e Bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë gjashtë viteve, ata zbuluan 2,609 njerëz të zhvilluar kancerin e zorrëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tyre, konsumimi i tre fetave proshutë në ditë mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrëve me 20%.

Për çdo 10,000 njerëz në studim që hanin 21g një ditë të mishit të kuq dhe të përpunuar, 40 u diagnostikuan me kancer të zorrëve.

Sa është shumë?

Nuk është e qartë. Studimi i (CRUK) thotë se 5.400 nga 41.804 raste të kancerit të zorrëve që numërohen çdo vit në Britani të Madhe mund të parandalohen nëse njerëzit nuk hanë mish të përpunuar fare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?