Kujdes nga piercing, është i rrezikshëm

 

Vathët në pjesë të ndryshme të trupit mund të jenë edhe të rrezikshëm për shëndetin. “Percing” siç njihen, mund të shkaktojnë infeksion në pjesën ku janë të vendosur.

Mjetet me të cilat vendosen këta vathë, janë të lira dhe të shpejta dhe për këtë arsye mund të rrezikojnë shëndetin. Çdo objekt që futet përmes lëkurës duhet të jetë steril për të ulur mundësinë e infeksionit.

Pistoletat me të cilat vendoset piercingu s’mund të sterilizohen për shkak se janë të bëra nga plastika dhe plastika është e vështirë që të sterilizohet.

Pasi këto mjete përdoren te shumë persona, ka mundësi të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.

SHKARKO APP