Kujdesia për duart në ditët e ftohta

Duart janë pika e dobët e çdo femre, sepse ato na ndihmojnë të kryejmë aktivitetet e së përditshmes. Duart mund të shfaqin edhe probleme, sepse lëkura është shumë e ndjeshme dhe mund të dëmtohet nëse nuk kujdesemi si duhet.

 

Më poshtë, ju japim disa këshilla që lëkura juaj e duarve të jetë më e butë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrojini duart nga infeksionet! 

Hudhra ka përbërës antiseptik, prandaj siguron mbrojtjen nga infeksionet. Mund të përdorni një trajtim tradicional me qumësht dhe hudhër të shtypur. Këta përbërës i përzieni dhe me masën e krijuar bëni masazh. Pas 20 minutash, i shpëlani duart me ujë.
Nuk do t’ju nevojitet pastrues, sepse kjo masë pastrohet menjëherë.

 

Përdorni mjaltë me lëng limoni
Limoni shërben për shumë qëllime, por më i rëndësishmi është përdorimi për kujdesin e lëkurës. Nëse jeni konsultuar më parë me një dermatologe ose estetiste, ju kanë treguar për përfitimet e mëdha nga limoni. Ai zbardh lëkurën e duarve dhe është antiseptik natyral, i cili mjekon shumë infeksione të fshehura

 

Vishni gjithmonë doreza, edhe kur dilni shëtitje, edhe kur bëni punët e shtëpisë. Enët duhet t’i lani me doreza.

 

Trajtojini duart siç duhet kur bëni dush! 

Ushqejini ato me vaj dhe hidratojini aq sa i nevojitet lëkurës. Është mirë dhe ka efekt nëse pas dushit, i lyeni me locione dhe kremra. Vajin për duart mund ta zgjidhni sipas dëshirës (vaj ulliri, bajame, ricini e të tjerë).

 

Pas larjes së duarve, përdorni gjithmonë krem. Ky proces ju kushton vetëm disa minuta kohë, prandaj mos e anashkaloni! Bëni masazh të butë, duke mos harruar që t’i lyeni edhe para se të flini. Vendoseni kremin në pjesën e prapme të dorës dhe masazhojeni lehtësisht duke krijuar rrathë. Kjo pjesë e dorës kërkon trajtim të kujdesshëm, sepse priret të dëmtohet më shumë dhe të rrudhet para kohe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?