Kujt i ngjan kur keni sy të kaltër?

Ndodh që gjeni t’i kalojë një apo dy gjenerata dhe vetëm atëherë dikush të trashëgojë sytë ngjyrë të gjelbër të stërgjyshit apo të stërgjyshes, gjë që mund të shkaktojë dyshime dhe shqetësime në familje.

Të gjitha bebet lindin me sy të kaltër, mirëpo vetëm kur i mbushin një vit, ngjyra e syve ndryshon në harmoni me përshkrimin gjenetik, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ndodh që gjeni të kalojë një apo dy gjenerata dhe vetëm atëherë dikush të trashëgojë sytë e gjelbër të stërgjyshit apo të stërgjyshes, gjë që mund të shkaktojë shqetësime dhe dyshime në familje.

Ndonjëherë nga prindërit shtatshkurtër lind ndonjë fëmijë shtatgjatë dhe askush këtë nuk e lidh me ndonjë familjarë të vdekur para shumë kohësh.

Kur e ëma dhe babai flokëzinj lindin bebe zeshkane, mbase për këtë ka “meritë” stër-stër- stërgjyshja.

Pra, mos u nevrikosni me situatat e tilla dhe të bëheni tepër dyshues, sepse gjithmonë ekziston shansi që te prindërit gjenetikisht përzihen edhe gjenet e paraardhësve të tyre.

SHKARKO APP