Kura më e mirë për kancerin e prostatës

Ecja dhe ushtrimet mund të jenë ilaçi më i mirë për kancerin e prostatës.  Nëse sëmundja kapet në kohë, ushtrimet në plastër  të rekomanduara edhe nga Qendra Ndërkombëtare e Shëndetësisë mund ta mbajnë sëmundjen nën kontroll.

Doktorët sygjerojnë se aktivitetet fizike si ecja, noti, përdorimi i biçikletës kanë fuqinë për ta mbajtur këtë sëmundje nën kontroll.

Studimi që udhëhiqet nga Univeristeti “Shefield Hallam” do studiojë 50 meshkuj të cilët janë në fazat e para të kancerit të prostatës. Një pjesë e meshkujve do të bëjnë 2 orë e gjysëm ushtrime aerobike në javë, ndërsa pjesa tjetër nuk do zhvillojë ushtrime fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do monitorohet avancimi i sëmundjes dhe reagimi që sjell edhe tek personat që do kryejnë aktivitet fizikë, edhe tek ata që do qëndrojnë pasiv ndaj ushtrimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse ushtrimet arrijnë ta mbajnë nën kontroll kancerin e prostatës atëherë, edhe Qendra Ndërkombëtare e Shëndetësisë do t’i bëjë ushtrimet fizike, pjesë të terapive kuruese të kësaj sëmundjeje.

Kanceri i prostatës është një prej sëmundjeve që sjell vdekjen e shumë meshkujve dhe deri tani, kurohet me kemiotereapi, ndërhyrje kirugjikale dhe një sërë ilaçesh të forta të cilat kanë efekte anësore të dëmshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?