Kush mban syze optike, shkenca: Janë më të zgjuar dhe profesionistë

Është vërtetuar edhe shkencërisht se ata që mbajnë syze optike janë më të zgjuar, por edhe më profesionistë. Për të gjithë ju ata që kanë mbajtur syze optike dhe të tjerët jeni tallur për këtë, vlen shprehja, “qesh mirë kush qesh i fundit”.  Sipas një studimi të ri, njerëzit që mbajnë syze optike janë më të prirur për të patur shkollim më të lartë se pjesa tjetër e popullsisë. Studiuesit e Universitetit Mjekësor në Mainz, Gjermani, kryen studimin e parë të bazuar në shikimin e popullatës dhe zbuluan se 53% e të diplomuarve nëpër kolegjet gjermane vuanin nga miopia (pamundësia për të shquar qartë objektet që janë larg). Vetëm 24% e atyre që kishin lënë kolegjin vuanin nga i njëjti problem me sytë. Sipas një tjetër studimi, shkruan Anabel, ata që mbajnë syze  duken më të zgjuar, por edhe më profesionistë.

SHKARKO APP