Ky djath ju mbron nga kanceri i mëlçisë

Shumë njerëz mundohen të mos konsumojnë djathë nga frika se mos shëndoshen. Por, disa lloje djathërash përveçse nuk ju shëndoshin, mund t’ju mbrojnë edhe nga sëmundje të ndryshme, si dhe të arrini të 100-at”.

Djathi çedër, bri dhe parmexhan përmbajnë një përbërës, i quajtur spermidine, që pengon kopjimin e qelizave të dëmtuara të mëlçisë.

Kështu mund të parandalohet fibroza e mëlçisë, dhjamosja dhe karcinoma hepatocelulare, një nga format më të zakonshme të kancerit të mëlçisë.

Sëmundja e mëlçisë është shkaktari i pestë i vdekjeve në botë. Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Texas A&M bënë një eksperiment tek minjtë duke përdorur trajtimin me përbërësin spermidine të djathit, shkruan Shëndeti.

Ata zbuluan se ky përbërës mund të rrisë jetëgjatësinë me 25%. Nëse ky përbërës rrit jetëgjatësinë edhe tek njerëzit, mund t’i ndihmojë që të arrijnë të 100-at.

Shkencëtarët thonë se duhet të bëhen më shumë kërkime për të parë nëse përbërësi mund të kthehet në suplement.

Hulumtuesit shkencorë zbuluan gjithashtu se konsumi i kërpudhave, sojës, thjerrëzave dhe drithërave ka të njëjtin efekt në rritjen e jetëgjatësisë.

SHKARKO APP