Ky është fati që ju pret nëse rrini shumë orë duke përdorur celularin

Nëse shpenzoni shumë orë në ditë duke qëndruar të “ngjitur” pas celularit, mund të rrezikoni që të bëheni obezë.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi.

Kërkuesit zbuluan studentët që kalonin më shumë se 5 orë duke përdorur celularin kishin 43 për qind shanse që të bëheshin mbipeshë sesa ‘homologët’ e tyre që rrinin më pak orë në celular.

Kjo, sipas studiuesve, pasi studentët e varur pas smartfonit kishin dy herë më shumë shanse që të pinin pije me sheqer dhe të konsumonin ushqime të shpejta ose ëmbëlsira.

Këtu përfshihet edhe mungesa e ushtrimeve.

Studimi, nga Universiteti Simón Bolívar në Barranquilla, Kolumbi, është i fundit në një fushë kërkimi që sugjeron se përdorimi i celularit mund të çrregullojë metabolizmin tuaj gjatë natës, të shkaktojnë privimin e gjumit dhe të ndikojnë në vetëkontroll – të gjitha këto mund të shtyjnë drejt obezitetit.

SHKARKO APP