Lajm i keq për vegjetarianët, ky është rreziku që ju kanoset nga moskonsumimi i mishit

Vegjetarianët kanë më shumë të ngjarë që të goditen nga ndonjë hemorragji në tru, krahasuar me personat që hanë mish.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit. Studiuesit, të cilët monitoruan rreth 50,000 njerëz për 18 vite besojnë se marrja e ulët vitaminave nga mishi mund të shkaktojë probleme në tru.

Kështu, kërkuesit zbuluan se vegjetarianët dhe veganët kanë një 20 për qind më shumë shanse që të goditen nga një hemorragji në tru, krahasuar me ata që e konsumojnë mishin.

Kjo është ekuivalente me tre raste më shumë të hemorragjive për 1,000 persona në 10 vite.

Vegjetarianët dhe veganët në studim kishin kolesterol më të ulët në qarkullim dhe nivele më të ulëta të vitaminave kryesore – siç është vitamina B12 – e cila mund të shpjegojë lidhjen, thanë studiuesit.

Popullariteti i dietave pa mish është në rritje, me rreth 1.7 milion njerëz në Britani tani duke shmangur mishin.

Vegjetarianët dhe veganët kishin kolesterol më të ulët në qarkullim dhe nivele më të ulëta të vitaminave kryesore, siç është vitamina B12, e cila mund të shpjegojë lidhjen mes mungesës së vitaminave dhe hemorragjisë.

Dietat që nuk përfshijnë mish në menu po bëhen gjithnjë e më popullore.

SHKARKO APP