Lajme të këqija për adhuruesit e parmixhanos

Në mbarë botën ka shumë njerëz të cilët preferojnë që çdo gjë ta shoqërojnë me pak djathë parmixhano. Disa e përdorin për ta spërkatur mbi makarona Me informacionet më të fundit, jemi të sigurt që do të ndryshoni mendje pasi të zbuloni se si është bërë ky lloj djathi.

Rezulton se parmixhani nuk është bërë njësoj si shumica e djathërave tradicionalë, që bëhen pikërisht nga qumështi i lopës. Në vend të kësaj, njerëzit u tronditën kur zbuluan se kjo varietet është bërë nga stomaku i një viçi ose qengji. Ai kombinon qumështin, kripën dhe mullëzën, e cila është enzima e marrë nga stomaku i kafshëve të vogla dhe ato zakonisht theren gjatë procesit.

Njerëzit ishin të neveritur nga zbulimi në fjalë, sa e konsideruan si diçka të tmerrshme, ndërsa ngriti pyetjen se përse njerëzit duhet të hanë të vegjlit e viçit apo të qengjit. Pati edhe nga ata që i dolën në “mbrojtje” kësaj gjëje, duke thënë se shumë marka të njohura përdorin mullëz artificiale.

SHKARKO APP